ISHS: Helmimi me salmonelë – kontrolle inspektuese në kuzhinat shkollore!

SHTATË NXËNËS TË SHKOLLAVE FILLORE NË KARPOSH KËRKOJNË NDIHMË MJEKËSORE

Inspektorati Shtetëror dhe Sanitar po bën mbikqyrje inspektuese nëpër kuzhinat shkollore të dy shkollave fillore në Komunën e Karposhit, pasi shtatë nxënës ishin helmuar me salmonelë.

Një pjesë e nxënësve të shkollave fillore në Karposh, nga klasa e parë deri të katërtën, ishin helmuar me salmonelë. Ata kishin ngrënë ushqim nga firma që furnizon shkollat. Janë ankuar për dhimbje barku, kurse shtatë nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në baza të anketave epidemiologjike, mendimit të ekspertëve si dhe rekomandimeve të epidemiologëve nga Qendra për Shëndet Publik, inspektorati edhe më tutje do të jetë pjesë e kontrolleve të koordinuara inspektuese, me qëllim që të pengohet zinxhiri i përhapjes së sëmundjes ngjitëse” – thonë nga Inspektorati Shtetëror dhe Sanitar.

Dje inspektorët kanë kryer mbikqyrje edhe në firmën që furnizon shkollat me produkte ushqimore dhe janë marrë mostra nga sipërfaqet e punës kurse nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari mostra të ushqimeve nga depoja qendrore dhe kuzhinat. Këto objekte përkohësisht janë mbyllur.

Salmonela është bakterie që transmetohet përmes ushqimit jo mirë të gatuar e që përmban vezë, mish dhe qumësht. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share