Ups! “Zemër Luana” fillon me komentin pikant, Luana Vjollca :“Ne nuk bëjmë kurrë “sikur”!

Ka filluar spektakli “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në TvKlan.
Teksa u prezantuan të ftuarit e mbrëmjes së sotme; Zaimina Vasjari, Semi Jaupaj, Irkenc Hyka dhe Kanita Suma; autorja e programit i takon një për një të ftuarit dhe shton se “edhe pse u takuam në prapaskenë, le të takohemi edhe tani”.

Mirëpo në këtë moment Bes Kallaku; kapiten i “Luanëve të kuq”, i thotë me nota humori që të bëjë “sikur” nuk janë takuar më herët. Por përgjigjia e autores Vjollca ishte mjaft pikante.

“Në këtë program nëse ka një gjë që vlerësohet gjithmonë është se nuk bëjmë kurrë “sikur”! Të gjitha emocionet përjetohen gjithmonë vërtet!”, përfundoi moderatorja Luana Vjollca./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share