UNSHM: Transport falas edhe për nxënësit e shkollave të mesme private!

GJYKATA KUSHTETUESE PRANOI INICIATIVËN E UNSHM-së

Me nismë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që transporti falas me autobusë ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e shkollave të mesme private. Nga UNSHM-ja kanë paralajmëruar se së shpejti do t`u bëjnë thirrje këtyre nxënësve që të aplikojnë për bileta.

“UNSHM ngriti nismën për ndryshimin e Ligjit për transportin publik në vitin 2021, e dorëzuam nismën në Gjykatën Kushtetuese në Korrik 2023 kurse më 5 dhjetor të vitit të njëjtë Gjykata vlerësoi se; me këtë zgjidhje ligjore, sipas gjykatës, vendoset trajtimi ndryshe I nxënësve të arsimit të mesëm lidhur me të drejtën për shfrytëzimin e transportit falas që është në kundërshtim me nenin 9 paragrafi 2 dhe nenit 44 paragrafi 2 të Kushtetutës, sipas të cilës, nuk ekziston mundësia kushtetuese për trajtim ndryshe të nxënësve të shkollave të mesme” – thanë nga UNSHM-ja.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share