Universiteti i Tetovës i shpalli rezultatet preliminare për afatin e parë të regjistrimit

Universiteti i Tetovës sot i ka bërë publike rezultatet preliminare për afatin e parë të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve. Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në 13 fakultete rezultatet mund t’i gjejnë të shpallura në ueb faqen e Universitetit: https://sites.google.com/unite.edu.mk/regjistrimet/rezultatet. Paraprakisht, më 3 shtator, në disa programe studimore janë mbajtur edhe provimet pranuese. Këtë vit akademik provimeve pranuese u janë nënshtruar afër 500 kandidatë në këto njësi akademike:

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë: Mjekësi e përgjithshme, Mjekësi Dentare, Farmaci; Fakulteti Pedagogjik: Mësim klasor dhe Edukim parashkollor; Fakulteti i Shkencave të Zbatuara: Arkitekturë; Fakulteti i Arteve: Art muzikor, Art figurativ,  Art dramatik, Dizajn grafik, si dhe Fakulteti i Kulturës Fizike.

Ndërkaq, të gjitha vendet e lira do të plotësohen në afatin e dytë të aplikimit, i cili do të mbahen më 13 – 16 shtator 2022 dhe afati i tretë më 26 – 28 shtator 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share