Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “Promedika” nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli (më 31 tetor 2023), e priti në takim pune Nikolla Veljanoskin, drejtorin e Shoqatës për tregti, shërbime dhe prodhim “Promedika”. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim në mes të dyja palëve, i cili ka për synim të sjellë një bashkëpunim afatgjatë shkencor, teknik, arsimor dhe aplikativ. Të gjitha këto forma të bashkëpunimit synohet të realizohen nëpërmjet projekteve të përbashkëta me karakter kërkimor, zhvillimor dhe shkencor, të bashkëpunimit në procesin arsimor, duke organizuar vizita, tubime shkencore dhe profesionale, trajnime, promovimin e shëndetit oral përmes fushatave edukative për shëndetin publik, forma të ndryshme të ndihmës shkencore, kërkimore dhe teknike, konsultime dhe ekspertiza, organizimin e tryezave të rrumbullakëta, shkëmbimin e përvojave etj.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe Marrëveshje për mbështetje financiare të studentëve më të mirë të diplomuar, edhe atë, mbështetje financiare për dy studentë më të mirë të diplomuar nga programi studimor për mjekë të mjekësisë stomatologjike dhe një student më i mirë i diplomuar nga programi studimor për teknik profesional të dhëmbëve.

Ky bashkëpunim u përshëndet edhe nga përfaqësuesit tjerë të Universitetit të Tetovës, pjesëmarrës në këtë takim, Kryetari i Senatit, Vullnet Ameti, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Salajdin Salihi, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Nevzat Elezi, profesori i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Kenan Ferati, si dhe udhëheqësja e Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, Hatibe Deari – Zeqiri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share