Unitedi prezanton Rasmus Hojlundin

Manchester United ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit danez Rasmus Hojlund nga Atalanta.

Hojlund ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk është sekret që kam qenë tifoz i këtij klubi të madh që kur isha i vogël”, tha Hojlund.

“Kam ëndërruar duke luajtur në Old Trafford si lojtar i Manchester United”.

Ai është nënshkrimi i tretë veror i menaxherit të United, Erik ten Hag, pasi Mason Mount u bashkua nga Chelsea për 55 milionë funte dhe portieri i Interit, Andre Onana, arriti për 47.2 milionë funte.

“Jam tepër i emocionuar nga kjo mundësi për ta kthyer atë ëndërr në realitet dhe jam i vendosur të shpërblej besimin që klubi ka treguar tek unë”, shtoi Hojlund.

“Është ende herët në karrierën time, por e di se jam gati ta bëj këtë hap dhe të luaj me këtë grup lojtarësh të klasit botëror”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share