United në Bangkok pa CR7

Me qindra fansa pritën futbollistët e “djajve të kuq”, që kanë nisur turin parasezonal

Me qindra fansa pritën ngrohtësisht futbollistët e Mançester Junatjid në Bangkok, që kanë nisur turin e parë parasezonal në tri vitet e fundit. Trajneri i ri Erik ten Hag mori pjesë në një ceremoni mirëseardhjeje bashkë me skuadrën e tij e përbërë nga 31 futbollistë

Ndeshja ndaj rivalëve të Premier Ligës do të jetë e para për teknikun holandez në krye të Junajtid.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kristiano Ronaldo nuk udhëtoi me ekipin, pasi i ka kërkuar më shumë kohë klubit për arsye familjre. Por mediat angleze kanë raportuar se ylli portugez i ka kërkuar “Djajve të kuq” që ta lënë të lirë nëse për të vjen një ofertë e mirë këtë merkato verore.

Pavarësisht mungesës së sukseseve në vitet e fundit, Junajtid ngelet një ndër klubet më popullore në Lindjen e Largët.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share