Klubi anglez ka kapitalin e nevojshëm për të bërë një investim të madh në Janar, të marrë yllin francez
Cristiano Ronaldo u largua, por te Mançester Junajtid janë duke shqyrtuar mundësinë për të sjellë në “Old Trafford” një tjetër yll futbolli.
“Djajtë e kuq” i kanë mundësitë financiare që të nënshkruajnë me sulmuesin francez Kilian Mbappe.
Prishja konsensuale e kontratës mes të dyja palëve, i ka mundësuar klubit anglez që të ketë kapitalin e nevojshëm për të bërë investime të mëdha në muajin Janar.
Sipas tabloidit anglez “The Mirror”, blerja e yllit francez te PSG-ja do t’i kushtojë “Djajve të kuq” rreth 175 milionë Euro.
Ndërkohë që klubi anglez është gati t’i ofrojë 23-vjeçarit rrogën që kishte sulmuesi portugez, 583 mijë Euro në një javë.
Në mediat franceze është raportuar se Mbappe nuk ndihet i lumtur te PSG-ja, pasi sipas tij ka dështuar që t’i plotësojë premtimet e bëra.
Për më tepër që një transferim në kampionatin më të fortë të botës, do të ishte një sfidë më vete për yllin francez, që ka një karrierë të jashtëzakonshme deri më tani.
Ai e ka fituar Kupën e Botës dhe ka realizuar në total 221 gola.
Mbappe shënoi edhe në sfidën e parë të “Gjelave” në Katar 2022 ndaj Australisë.
Klan News