Dhjetëra uniforma të ushtrisë serbe janë zbuluar në një banesë në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviçit në veri të Kosëvës.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai tha se mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë. Sipas tij, synimi i Beogradit mbetet tentativa për destabilizim dhe aneksim të veriut.