UNICEF: Gati të gjithë fëmijët në Gaza kanë nevojë për trajtim psikologjik

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF, ka thënë se të paktën 17 mijë fëmijë në Gaza kanë mbetur të pa përkujdesje ose të ndarë nga prindërit e tyre.

Sipas UNICEF-it, pothuajse të gjithë fëmijët në Gaza, apo më tepër se 1 milion, kanë nevojë për trajtim të shëndetit mendor dhe trajtim psikologjike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo pasi sipas tyre, fëmijët janë duke shfaqur nivele të larta ankthi të vazhdueshëm, shpërthime emocionale ose panik kr dëgjojnë bomba, humbje të oreksit dhe paaftësi për të fjetur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share