KURTI: ASKUSH NUK MUND TA NDALOJE NJESINE SPECIALE TE SHKOJE NE VERI TE KOSOVES
Kur kane mbetur vetem 5 dite nga zbatimi i ultimatumit te Albin Kurtit per reciprocitet me serbet per targat dhe kartat e identitetit qeveria kosovare kercenon me dergimin e focave speciale ne veri. Ne nje interviste per ALJazerra Balkans Kurti ka thënë se vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje do të fillojnë zbatimin nga 1 shtatori dhe se s’do të ketë më shtyrje.
Kryeministri Albin Kurti nuk ka ndermend qe te terhiqet nga zbatimi i vendimit te tij per reciprocitet me serbet per targat dhe kartat e identitetit.
Ne nje interviste per ALJazerra Balkans Kurti ka thënë se vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje do të fillojnë zbatimin nga 1 shtatori dhe se s’do të ketë më shtyrje.
”Jam takuar me gjeneralin e KFOR-it Ferenc Kajari, po ashtu edhe me kreret e policisë tonë dhe at ate EULEX-it. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”
Kurti u zotua se nëse gjendja e sigurisë në veri të vendit bëhet shqetësuese do të reagojnë institucionet e Kosovës me focat speciale policore. /KlanMacedonia/