Promovohet libri “Ivan Gudelj-Rrëfimi i Hajdukut”
Me rastin e promovimit të librit “Ivan Gudelj-Rrëfimi i Hajdukut” (Ivan Gudelj -Hajduçka Priça) nga autori Blazh Duplançiq dhe filmi dokumentar “Loja e Ivanit” në regji të Tomislav Zhaja që kushtohet të ish legjendës së futbollit kroat Ivan Gudelj, ish futbollist i Hajdukut të Splitit, qyteti i Ulqinit më 11 Nëntor, do të tuboj legjendat e futbollit nga Sllovenia, Kroacija, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali Zi. Organizator i këtij manifestimi të madh me legjenda të futbollit të viteve 70-80 është ulqinaku Pavle Pepgjonoviq
Sipas organizatorit Pavle Pepgjonoviq në këtë manifestim të veçantë pjesëamrrjen e tyre e kanë konfirmuar Ivica Shurjak, Faruk Haxhibegiq, Milosh Shestiq, Vladimir Petroviq-Pizhon, Xhevat Prekazi, Vanço Balevski, Xhevad Sheqerbegoviq, Predrag Pashiq, Dragan Kanatlarovski, Neshat Zhavelli si dhe ikonat futbollit malazias Dejan Saviqeviq, Ante Miroçeviq, vëllezërit Bakraç, Dragan Guzo Vujoviq, Brajan Neneziq e të tjerë.
Krahas legjendave të futbollit pritet të marrin pjesë edhe mera të njohur gazetar sportiv nga rajoni si Millojko Pantiq, Sinan Sinanoviq, Millutin Grgur, si dhe gazetari TV Klan Maqedoni, Shaban Sinani
Ndryshe legjenda e futbollit kroat Ivan Gudelj karrierën e tij si futbollist e ka përfunduar si lojtar në Hajduk – në moshën 26 vjeçare për shkak të problemeve me zemrën. Ai për ekipin e Hajdukut ka luajtur 362 ndeshje dhe ka shënuar 93 gola…
Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/