Numri i nxënësve në shkollat fillore të vendit, në fund të vitit shkollor 2022/2023, në krahasim me vitin paraprak, është ulur për 1.4%, kurse në shkollat e mesme për 3.9%, thonë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.
Sipas këtyre të dhënave, në vitin shkollor 2022/2023 në shkollat fillore ka pasur 182.245 nxënës, kurse në ato të mesme 66.678.
Të dhënat flasin se brenda një viti janë mbyllur 14 shkolla, 11 në gjuhën maqedone dhe 3 në gjuhën shqipe.