Osmani, bisedë telefonike Ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Gjatë bisedës, siç thuhet në kumtesën e MPJ-jë, ministri Osmani ka trajtuar sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ka ritheksuar përkushtimin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së. Në këtë kontekst, ai theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Gjithashtu, ministrat Osmani dhe Lavrov shkëmbyen mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin e OSBE-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share