Ukrainë: Krishtlindja bashkon familjen Katolike-Ortodokse

NJE LIGJ I MIRATUAR NE FILLIM TE KETIJ VITI E BERI 25 DHJETORIN DITEN ZYRTARE TE KRISHTLINDJES NE UKRAINE

Për herë të parë një çift ukrainas do të festojnë Krishtlindjet së bashku më 25 dhjetor. Edhe pse njëri i besimit katolik dhe tjetri i besimit ortodoks të dy e shikojnë këtë festë si një dritë në errësirën që përfaqëson lufta. Në fillim të këtij viti presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një projekt-ligj që e bën 25 dhjetorin festën zyrtare të Krishtlindjes.

Çifti ukrainas Lesia Shestakova, një katolike, dhe Oleksandr Shestakov, një besimtar ortodoks, do të festojnë Krishtlindjet së bashku më 25 dhjetor për herë të parë.

Një ligj i miratuar në fillim të këtij viti e bëri atë ditën zyrtare të Krishtlindjes në Ukrainë sipas kalendarit Gregorian,  një hap tjetër drejt largimit nga ndikimi rus. Kisha kryesore ortodokse e ka mbajtur tradicionalisht festën më 7 janar, duke ndjekur kalendarin Julian  të cilin e përdor edhe Rusia.

Më parë Lesia, Oleksandr dhe dy nga fëmijët e tyre festonin dy herë Krishtlindjet: fillimisht me prindërit e Lesias në dhjetor dhe më pas me prindërit e Oleksandr në janar.

Më në fund ka një ditë në Ukrainë, të cilën unë dhe burri im mund ta kalojmë së bashku në katedrale dhe falënderojmë Zotin që jemi bashkë, gjallë dhe me shëndet të mirë. Edhe familjet tona do të festojnë së bashku.

Lesia dhe Oleksandr morën pjesë në meshën në Katedralen Katolike të Shën Aleksandrit në Kiev. Të dy shprehen se distancimi nga traditat fetare dhe kulturore ruse do ta konsolidojë Ukrainën edhe më shumë.

Ne të gjithë jemi të krishterë dhe të gjithë besojmë në Zot. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se të festosh në të njëjtën ditë është një gjë shumë e mirë. Për më tepër, kisha dy gjyshe, njëra ishte ortodokse dhe një tjetër katolike. Unë i dua dhe i respektoj të dyja, ndaj shkoj edhe  në kishat ortodokse dhe katolike. Prandaj, nuk shoh ndonjë problem për të festuar së bashku.

Sulmi i Moskës në shkurt 2022 nxiti shumë ukrainas që të refuzonin gjuhën dhe kulturën ruse. 

SINKRON OLEKSANDR SHESTAKOV: Psikika njerëzore nuk mund të jetojë gjatë gjithë kohës në gjendje lufte. Duhet ta heqësh mendjen sepse është shumë e vështirë ose thuajse e pamundur të durosh. Prandaj për ne Krishtlindja është si një rreze drite në errësirë.

Lufta sigurisht që do të na qëndrojë dhe do të jetë e pranishme në tryezën tonë të Krishtlindjes. Ne do të kujtojmë ata që kanë ndërruar jetë dhe do të nderojmë dhe dolli për shëndetin e djemve tanë që po na mbrojnë dhe falë të cilëve kemi mundësinë të vazhdojmë të jetojmë.

Lesia shprehet se ushqimet e gatimit të cilat do të jenë në qendër të tryezës së Krishtlindjeve i ka trashëguar nga gjyshja.

Mishi simbolizon pasurinë dhe prosperitetin. Një familje mblidhet së bashku rreth vaktit kryesor dhe kryefamiljari pret gjithmonë fetat e para të cilat më pas ia jep gruas së tij, vetes dhe fëmijëve.

Autoritetet ukrainase kanë rritur gjithashtu një fushatë për të riemërtuar rrugët dhe vendbanimet, si dhe për të hequr statujat dhe monumentet e lidhura me të kaluarën cariste dhe sovjetike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share