Ukrainasit në RMV me mesazh të njëjtë sikurse Bajdeni: Nëse bie Ukraina – Evropa caku i ardhshëm rus!

Shoqata e Ukrainasve në Maqedoni “Lesja Ukrainka” doli me mesazhe gati identike sikurse Presidenti amerikan Xho Bajden, njofton KlanM.

Mesazhi I tyre, sic njofton KlanM, ishte se nëse bie Ukraina, caku I ardhshëm rus do të jetë Evropa.

“Ukraina nuk lufton vetëm për lirinë dhe identitetin e vet. Ukraina lufton për lirinë dhe identitetin e Evropës. Për shkak se, nëse bie Ukrainad he nëse humb Ukraina, pas 2-3 viteve caku i ardhshëm I Rusisë do të jetë Evropa. Për shkak se Rusia është shtet imperialist dhe ambicjet e tyre imperialiste asnjëherë nuk do të ndalen dhe gjithmonë do të dëshirojnë ta rikthejnë Bashkimin Sovjetk 2 që të pushtohen më shumë vende” – ka deklaruar Aleksandar Urbanoviç – Kryetar i Shoqatës “Lesja Ukrainka”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto komente, sic njofton KlanM, u bënë gjatë marshit solemn të organizuar nga jo shoqatë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Ukrainës.

Dita e Bashkimit shënohet me rastin e shpalljes së Aktit për bashkimin e Republikës Popullore të Ukrainës dhe Republikës Popullore të Ukrainës Perëndimore në vitin 1919. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share