Ukraina thotë se Rusia ka nisur dhjetëra sulme drejt saj gjatë natës

Forcat Ajrore të Ukrainës, thanë se Rusia gjatë natës nisi dhjetëra sulme mbi Ukrainën.

“U regjistruan gjithsej 40 mjete të sulmit ajror të armikut”, thuhet në deklaratë, forcat aty gjithashtu thanë se shkatërruan tetë raketa.

Forcat Ajrore të Ukrainës tutje thanë se Rusia sulmoi me një gamë të gjerë armësh, duke përfshirë raketa lundrimi, balistike, kundërajrore, si dhe dronë.

“Më shumë se 20 pajisje nuk arritën objektivat e tyre për shkak të masave aktive me anë të luftës elektronike”, deklaruan këto forca.

“Ose kanë rënë në fusha, janë shpërthyer në ajër, ose janë prekur nga lufta radio-elektronike e forcave tona mbrojtëse”, tha zëdhënësi Yurii Ihnat në televizion.

Autoritetet ende nuk kanë raportuar për viktima, raporton The Moscow Times, transmeton Klankosova.tv.

Një sulm me raketa në rajonin verilindor Sumy plagosi një civil dhe dëmtoi 26 ndërtesa, tha Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës.

“Ka dëmtime” në rajonin verior të Chernihiv, tha guvernatori i tij Viacheslav Chaus, duke shtuar se autoritetet “nuk po i zbulojnë ende vendet.”

Në rajonin qendror të Poltava, një raketë e pashpërthyer ra në oborrin e shtëpisë së një shtëpie banimi, tha guvernatori Pylyp Pronin.

Fqinja e Ukrainës, Polonia, kishte aktivizuar për pak kohë sistemet e mbrojtjes ajrore për shkak të nivelit të rritur të kërcënimit.

Territori ukrainas afër vijës së frontit ishte gjithashtu në shënjestër të artilerisë ruse.

Granatimet plagosën një civil në Beryslav, në brigjet e lumit Dnipro në Kherson jugor, të premten në mbrëmje.

“Një grua 71-vjeçare u gjet nën rrënojat e një pallati” dhe po i ofrohet ndihmë mjekësore, tha të shtunën guvernatori i rajonit Oleksandr Prokudin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share