Ukraina shkëput lidhjet diplomatike me Sirinë

Ukraina ka shkëputur lidhjet diplomatike me Sirinë, pasi Damasku ka njohur pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur këtë vendim përmes një postimi në Telegram.

“Nuk do të ketë më marrëdhënie në mes të Ukrainës dhe Sirisë”, ka thënë Zelensky, duke thënë se presioni me sanksione kundër Sirisë, “do të jetë edhe më i madh”.

Donjecku dhe Luhansku – që njihen së bashku si Donbas – janë duke u përballur me luftime të ashpra, si pasojë e luftës që ka nisur Moska kundër Ukrainës, pak pasi ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share