Ukraina njofton për një valë të re sulmesh raketore ruse

Kievi njoftoi se Rusia ka kryer sulme të reja raketore që shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike.

Paralajmërimet për sulm ajror që jehuan në të gjithë vendin mbrëmë,  u pezulluan mëngjesin e sotëm, njoftoi DPA.

Andrij Jermak, shefi i kabinetit të presidentit, tha se raketat u hodhën nga aeroplanë në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Si masë të kujdesit që të parandalohen dëme të mëtejshme, energjia elektrike është ndërprerë në kryeqytetin Kiev dhe rrethinën e tij, si dhe në zonën industriale të Dnjepropetrovsk dhe rajonin e Detit të Zi të Odesës, bëri të ditur ofrusi  i energjisë DTEK.

Të paktën dy raketa u raportuan në rajonin Hmelnicki në pjesën perëndimore të vendit.

“U dëgua një shpërthim  në Hmelnicki. Qëndroni në strehimore, i paralajmëroi njerëzit  guvernatori ushtarak Serhi Hamali në Telegram.

Menjëherë më pas u raportua për një shpërthim të dytë.

Kryebashkiaku i Hmelnickit, Aleksandar Simçishin informoi se dy civilë janë plagosur pasi një raketë ruse goditi një zonë banimi në qytetin perëndimor Hmelnicki.

Guvernatori ushtarak i rajonit të Detit të Zi  Mikolaev, Vitali Kim, në Telegram tregoi një foto të një rakete të supozuar ruse. Ai paralajmëroi se dy raketa fluturuan mbi rajonin në perëndim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share