Ukraina me kundërofensivë në Herson

PUTINI PARA ZGJEDHJES SË VËSHTIRË, VLERËSOJNË ANALISTËT USHTARAKË

Beteja rreth qytetit jugor ukrainas Herson po përforcohet, lajmëron Ministria britanike e Mbrojtjes. Qyteti Herson ishte qyteti i parë ukrainas që ra nën kontrollin e plotë rus, në jug të Ukrainës, dhe mbeti i okupuar deri më tani. Tani, pasi forcat ukrainase me raketa me rreze të gjatë e rrëzuar urën kryesore që shpie në qytet, forcat ruse u kundërpërgjigjën me sulm të fuqishëm në kryeqytetin Kive dhe në vende të tjera, ku gjatë javëve të fundit nuk ka pasur veprime ushtarake. Analistët ushtarakë vlerësojnë se Presidenti rus Vladimir Putin përballet me zgjedhje të vështirë.

“Hersoni është qyteti më i madh dhe qendra e vetme administrative të cilën rusët arritën ta okupojnë  në muajt e parë të luftës. Ka rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike. Qyteti është në bregun e djathtë të lumit Dnjepër, do të thotë qyteti i vetëm i madh nën okupimin rus në anën e djethtë të lumit. Për këtë arsye ukrainasit përpiqen t’i shtyjnë rusët, duke shkatërruar ura të cilat ushtria ruse i shfrytëzon si lidhje transporti për trupa dhe armë të reja. Mesazhi i ukrainasve është – tërhiquni tani ose të jeni të rrethuar.”  – deklaroi Peter Dikinson, këshill atlantik, Ukrainë

Në qoftë se Putini i tërheq trupat e tij përmes lumit kjo do të nënkupthet si tërheqje, si disfatë. Por nëse mbeten atje, ushtria ruse mund të merret rob, ose të shkatërrohet, shton Dikinson. Burimet ushtarake ruse për momentin thonë se sulmet e forcave ukrainase vetëm ua vështirësojnë jetën banorëve lokalë, pa komente rreth pozitës së tyre të përkeqësuar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share