Ndotja në Nju Delhi, qyteti mendon për shiun artificial

Autoritetet indiane pritet që në ditët në vijim të ndjekin këtë teknikë për të përmirësuar cilësinë e ajrit

Këto pamje me dron të siguruara nga agjenica e lajmeve Reuters tregojnë rrugët dhe ndërtesat në Nju Delhi të mbuluara me smog.

Cilësia e ajrit në kryeqytetin indian ka arritur në nivele ‘të rrezikshme’ dhe tashmë në qytet janë mbyllur të gjitha shkollat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritet atje pritet të vendosin kufizime në përdorimin e automjeteve në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit në qytetin më të ndotur në botë.

Për herë të parë zyrtarët indian po mendojnë të ndjekin shembullin e Dubait për të krijuar shi artificial në përpjekje për të luftuar ndotjen.

Në varësi kushteve të motit, ministria e Mjedisit ka bërë me dije se autoritetet do të përpiqen të nxisin shi rreth 20 Nëntorit.

E ashtuquajtura ‘mbjellja e reve’ është një teknologji e zbuluar për herë të parë në vitet 1940.

Që atëherë, ajo është përdorur në shumë vende përfshirë dhe ato që kanë përjetuar thatësirë ekstreme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share