Ukraina më afër me NATO-n por pa afat

Stoltenberg: Moska nuk mund të vendosë se kush mund ose kush nuk mund të jetë anëtar i NATO-s

Ftesa mbetet e hapur por afatet kohore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ende të paqarta. Gjatë konferencës së përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg,  presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u shpreh se vlerëson rezultatet e samitit, por marrja e një ftese për anëtarësim në NATO e cila nuk është ende zyrtarisht në tryezë do të ishte rezultati ideal.

I pyetur nëse lëvizjet e NATO-s në këtë samit i kanë sjellë aleatët më afër luftës me Rusinë, Stoltenberg u shpreh se Europa po ndeshet me një luftë po pa rrezik për NATO-n. Sipas tij rreziku më i madh për NATO-n, është nëse presidenti Putin fiton duke konfirmuar pikëpamjen e tij se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë rrugën dhe aleancat e saj.

“Ne kurrë nuk mund të lejojmë që Moska të fillojë të vendosë se kush mund ose kush nuk mund të jetë anëtar i NATO-s. Rusia ka qenë kundër çdo zgjerimi të NATO-s. U takon aleatëve të NATO-s që të vendosin se kur do të ndodhë anëtarësimi. Moska nuk ka veto për këtë.”

Para takimit të Këshillit Nato Ukrainë, presidenti Zelensky takoi kancelarin gjerman Olaf Scholz , kryeminstrin britanik Rishi Sunak dhe kryeminsitrin kanadez Justin Trudeau. Gjatë takimit kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak u shpreh se marrëveshjet e sigurisë midis NATO-s dhe Ukrainës nuk do të jenë zëvendësim për anëtarësimin në NATO, duke iu referuar garancive të sigurisë nga grupi i vendeve të G7. Nga takimet presidenti ukrainas mori premtim jo vetëm nga Franca por edhe nga Gjermania për raketa me rreze të gjatë veprimi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share