Ukraina i kërkon Turqisë hetim për anijet ruse

Kievi beson se Rusia vjedh grurë dhe e transporton ilegalisht atë, luftimet vijojnë të intesifikohen në Donetsk

Një anije me flamur rus që transportonte mijëra tonë drithë po mbahet dhe po hetohet nga autoritetet turke në portin Karasu të Detit të Zi mbi pretendimet se ngarkesa e saj ishte vjedhur nga Ukraina.

Zyrtarët doganorë turq vepruan pasi Kievi pretendoi se Zhibek Zholy po transportonte ilegalisht 7,000 tonë drithë nga Berdiansk i pushtuar nga Rusia, një port ukrainas në juglindje të vendit. “Reuters” raporton se anija po priste jashtë portit ndërsa po kryheshin hetime për origjinën e dërgesës.

Kievi ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit për t’i shitur në tregjet ndërkombëtare. Eksportet e grurit të vendit janë përgjegjëse për pothuajse 15% të totalit botëror. Rasti i Zhibek Zholy ka sjellë në fokus pretendimet për vjedhje dhe e ka vënë qeverinë turke në një pozitë të ndjeshme ndërsa vazhdon të kërkojë një rol ndërmjetësues midis Moskës dhe Kievit për çështjen e furnizimit global me ushqime.

Ambasada e Ukrainës në Bejrut ka bërë të ditur se të paktën shtatë kompani që zotërojnë njësi magazinimi kanë regjistruar raste penale, me autoritetet ukrainase që pretendojnë se Rusia ua ka vjedhur grurin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share