Ukraina do të grumbullojë një milion ushtarë për të marrë jugun

KERKESA VJEN NGA PRESIDENTI VOLODYMYR ZELENSKY

KOKA: Deri në 1 milion ushtarë po planifikon Ukraina të grumbullojë për të rimarë dida territore në jug dhe lindje të vendit. Kërkesa vjen nga presidenti Volodymy Zelenksy i cili kishte paralajmëruar para pak kohësh nisjen e një kundërsulmi të gjerë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit pas të cilit do të ulej në dialog në pozita të përmirësuara me Moskën. Ndërkaq bombardimet vijojnë të intesifikohen në Kharkiv dhe Donetsk.

Ukraina po planifikon të mbledhë deri në 1 milion ushtarë për të rimarrë jugun e vendit pasi eshte jetike për ekonominë e vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksi Reznikov tha në një intervistë për The Times-in britanik se urdhërin e ka dhënë presidenti Zelensky, i cili e kishte paralajmëruar para pak kohësh nisjen e një kundërsulmi të gjerë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit pas të cilit do të ulej në dialog në pozita të përmirësuara me Moskën.

Zëvendëskryeministri i Ukrainës u bëri thirrje civilëve në rajonin jugor të Khersonit që të evakuohen urgjentisht pasi forcat e armatosura po përgatitnin një kundërsulm atje. Ukraina humbi kontrollin e pjesës më të madhe të rajonit Kherson të Detit të Zi, duke përfshirë kryeqytetin e saj me të njëjtin emër.

Ndërkaq tre persona u vranë dhe 31 u plagosën pasi bombardimet ruse goditën qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Videoja e Reuters tregoi shpëtimtarët duke nxjerrë trupat e pajetë nga ballkoni i bllokut të banimit. Shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, Andriy Yermak, tha se sulmi në qytetin Chasiv Yar në rajonin e Donetsk ishte “një tjetër sulm terrorist” dhe Rusia duhet të caktohet si një shtet sponsorizues i terrorizmit.

Rusia braktisi një përparim të hershëm në kryeqytetin Kiev përballë rezistencës së ashpër të përforcuar nga armët perëndimore. Ekspertët ushtarakë thonë se Rusia po përdor artileri të rëndë për të fituar territor. Lufta ka ekspozuar defektet diplomatike në të gjithë Evropën. Duke aplikuar një fazë të mëtejshme të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, Lituania zgjeroi kufizimet mbi tregtinë përmes territorit të saj deri në enklavën e bregdetit balltik të Rusisë në Kaliningrad.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share