PENDAROVSKI: NUK MUND TË PRESIM QË VETËM EUROPA TË NA JAPË FONDE DHE NE TË NDËRTOJMË
Bjeshkatari Xhemal Ramadani Mezini Edhe pse disa herë e kishte vizituar këtë vend, edhe sot ishte pjesë e promovimit të 8 ujëvarave në fshatin Kamjan.
E ndër tjera ai tha se kësi lloj vende patjetër duhet promovuar në vendin tonë që të vizitohen.
“Këtu kam qenë edhe më heret por sot është një ditë e vecantë. Ujëvarat e fshatit kamjan janë shumë të bukura, unë kam vizituar edhe ujëvara tjëra por me një vend 8 ujëvara nuk ka. Dhe ju propozoj të gjithë njerezve që janë dashamir të natyres të vin dhe të vizitojnë këta ujëvara”,deklaroi bjeshkatari Xhemal Ramadani raporton KlanM
E në promovimin e ujëvarave të Kamjanit mes shumë vizitorve dhe të ftuarve erdhi edhe Presidenti Stevo Pendarovski…
I pyetur nëse me bukuri të këtilla natyrore I afrohemi më shumë Evropës apo Evropa do të vijë tek ne, Presidenti megjithatë preferoi që të mbështetemi në forcat autonome.
Vetëm me kësi iniciativa, nuk mund të presim që vetëm Europa të na japë fonde dhe ne të ndërtojmë, dëgjova se këtu ka dhënë shumë fonde diaspora, kështu duhet, vetëqeverisja lokale ndihmon, me forca autonome, se po të presim vetëm Evropën presim shumë, së pari me forcat tona, me mjetet tona dhe me njerëzit tanë deklaroi Presidenti i vendit Stevo Pendarovski.
Ujëvarat e Kamjanit ndodhen 2 km larg fshatit dhe përveç vizitorëve vendas, së fundmi është kthyer në një atraksion i vërtetë edhe për vizitorët e huaj.
Me këshillat që t’a ruajmë natyrën dhe të promovojmë bukuritë natyrore që kemi perfundoi ky manifestim./KLanMacedonia/