Ujërat e zeza përfundojnë në rezervuarin e ujësjellësit në Rashçe?!

SHUKOVA: S’KAM PARË XHIRIME TË TILLA, INSPEKTORATI DO TË DALË NË TERREN

U bënë tre javë që kur banorët e fshatit Rashçe alarmojnë se uji i Vardarit përzihet me ujërat e zeza ndërsa pastaj përfundon në rezervuarin e ujësjellësit, prej ku furnizohet me ujë i gjithë kryeqyteti, njofton KlanM.

E Ministrja për Ambient Jetësor, Kaja Shukova, thotë se nuk është e informuar për këtë se ka problem të tillë me sistemin e ujit në Rashçe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë nuk kam parë xhirime të tilla. Për këtë rregullisht nga informon Inspektorati shtetëror. Me drejorin nuk kam pasur komunikim për këtë temë. Në qoftë se ka një gjë të tillë Inspektorati do të dalë në terren dhe do ta informojmë opinionin. Për këtë kryejmë kontrolle të rregullta. Ne u përgjigjemi të gjitha ankesave të qytetarëve apo të komunave varësisht për çfarë problem bëhet fjalë. Për momentin nuk kemi asnjë indicie se ka problem me sistemin e ujit që furizohen qytetarët e Shkupit në Rashqe” – deklaroi Kaja Shukova.

Banorët e fshatit Rashçe, sic njofton KlanM, druajnë se nga ujrat e zeza u janë kontaminuar edhe të mbjellat.

“Edhe te ujësjellësi ka hy sigurisht. Ujërat e pista vijnë nëpër tokat tona. Vijnë përreth shpijave, era nuk durohet natën. Krejt kjo në më pak se 1 kilometra prej burimit. Po, më pak se 1 kilometër i ka, a ujërat e zeza hyjnë në Vardar” – tha një banor.

Ndryshe Vardari ka vërshuar edhe hapësirën afër burimit. E gjithë kjo për shkak se shtrati i Lumit Vardar nuk është i rregulluar. Përveç se uji i Rahçes nuk është i sigurt, rrjeti i vjetër i ujësjellësit ndikon që humbjet e ujit për pije të kalojnë edhe mbi 50%. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share