UEJL: Të mërkurën mbahet Turneu tradicional i futsallit Memoriali “Arbën Xhaferi”

Me rastin e 22 vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) Departamenti i Sportit  që drejtohen nga koordinatorët Mujdin Livoreka dhe Vullnet Besimi, organizon turneun në Futboll të vogël, Memoriali “Arbën Xhaferi” 2023. Ju ftojmë që të marinë pjesë në turneun në fjalë.

Turneu do të mbahet me datë 15 Nëntor 2023 në sllaë sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë, me  fillim në ora 10,00

Organizatori Departamenti i Sportit të UEJL-s në këtë turnir tradicional  të ftuar 8 ekipe që do të përfaqësojnë shkollat e mesme të Komunës së Tetovës, si më poshtë:

1.      Shkolla Medicinale “Nikolla Shtejn

2.      Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq
3.      Shkolla Tekstile “Gjoce Stojçeski
4.      Gjimnazi  “7 Marsi
5.      Shkolla Ekonomike “8 Shtatori
6.      Shkolla Bujqësore “Mosha Pijade
7.      Kolegji “Maarif International Schools
8.      Kolegji “Yahya Kemal

Ndeshjet do të zhvillohen sipas rregullave  të futsallit. Tre  ekipet më të mira do të shpërblehen me Kupa, medalje dhe  diploma, ndërsa do të shpallet  golashënuesi më mire, portieri dhe lojtari më mire. Ekipet përbëhen nga 8-10 nxënës (lojtarë) dhe 2 arsimtarë të edukatës fizike.  /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share