UEFA publikoi arbitrat të cilët do të gjykojnë së bashku me asistentët e tyre ndeshjet e Euro 2024. Ata janë nga 14 vende të ndryshme të kontinentit.
Nga 2 përfaqësues kanë Italia, Anglia, Franca dhe Gjermania. Gjysma e arbitrave ka gjykuar edhe në Europianin e kaluar ku spikasin emra si Daniele Orsato, Anthony Taylor apo Danny Makkelie.
“UEFA EURO 2024 është maja e futbollit europian për kombëtaret, me skuadrat më të mira në këtë aktivitet dhe për këtë kemi zgjedhur arbitrat më të mirë për të gjykuar këto ndeshje”.
Ashtu si në Europianin e kaluar do të ketë edhe treshe nga Argjentina e kryesuar nga Facundo Tello si shenjë e bashkëpunimit mes UEFA-s dhe CONMEBOL.
UEFA ka kërkuar sjellje më korrekte të lojtarëve dhe stafeve teknikë në këtë turne, ose do të ketë ndëshkime.
Tv Klan