Jo më shumë se 75 Euro në Champions
UEFA ka vendosur të mbrojë tifozët udhëtues në kupat e Europës për klube prej sezonit 2023-2024. Organizmi qëndror i fubollit kontinental ka udhëzuar federatat dhe ekipet pritëse se do të ketë një çmim tavan për secilin nga aktivitet e saj.
Në një ndeshje, Champions League nuk do të ketë bileta më të shtrenjta se 75 Euro për mbështetësit në transfertë. Në Europa League, çmimi maksimal është 45 Euro, ndërsa në Conference League 25 Euro.
Numri i tyre do të mbetet 5% e kapacitetit të stadiumit. Jo në pak raste, kosto e hyrjes për të parë ndeshjen e ekipit të zemrës për tifozin udhëtues është kthyer në problem.
Nuk kanë munguar protestat me parrulla si ajo e tifozerisë së Bayern Munchen në takimin e fazës me eliminim direkt ndaj Paris Saint Germain 14 Shkurtin e kaluar.
Tv Klan