Finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2027 nuk do të organizohet nga një stadium italian pasi “San Siros” iu hoqën të drejtat, ndërsa “Stadio Olimpico” u tërhoq nga gara.
Një nga ndeshjet më të mëdha në kalendarin e futbollit ishte caktuar të zhvillohej në “San Siro” të Milanos në maj 2027.
Megjithatë, të drejtat u hoqën për shkak të pasigurisë së vazhdueshme mbi statusin e arenës, pasi Milani dhe Interi janë rikthyer në negociata për të ndërtuar një stadium të ri, aty afër në parkun e makinave.
Me këtë në mendje dhe me punën e mundshme që do të vazhdojë, UEFA nuk mundi të merrte garancitë e nevojshme nga autoritetet vendore për t’ua caktuar finalen.
“Stadio Olimpico” në Romë ishte paraqitur si një zëvendësues i mundshëm, por UEFA konfirmoi sot se ishte tërhequr.
Në vend të kësaj, finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2027 do të jetë ose në “Wanda Metropolitano” në Madrid ose në stadiumin olimpik të Baku në Azerbajxhan.
Mikpritësi do të konfirmohet deri në maj 2025. /Telegrafi/