UEFA publikon aplikacionin EURO 2024, përmban informacione të rëndësishme për tifozët

UEFA ka publikuar aplikacionin zyrtar EURO 2024, i cili do t’u vijë në ndihmë tifozëve me informacione të rëndësishme mbi ndeshjet, qytetet ku do të luhen ndeshjet, fan zone, skuadrat, lojtarët dhe biletat.

Seksioni i biletave është shumë i rëndësishëm, pasi tifozët që kanë biletë për të parë ndeshje në stadium, mund të përfitojnë një Free Pass, i cili u mundëson udhëtimin falas për 36 orë, nga ora 06:00 e ditës së ndeshjes, deri në orën 18:00 të ditës tjetër.

Kjo biletë udhëtimi falas përfshin rrjetin rajonal të transportit publik dhe ulje në rrjetin DB dhe Interrail, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Përveç Free Pass, nëpërmjet aplikacionit EURO 2024 mund të aksesoni (Event Companion), i cili përmban:

Fan Pass

Këshilla ditore të personalizuara me informacione të rëndësishme për eventin

Sinjalizime të drejtpërdrejta për udhëtimet dhe stadiumet

Harta interaktive

Public Viewings dhe Fan Zones.

Për të aksesuar (Event Companion) dhe Free Pass ndiqni këto hapa:

Shkarkoni ose përditësoni aplikacionin UEFA EURO 2024

Lidhuni me të njëjtën adresë që keni përdorur për të blerë ose marrë biletën*– [email protected]

Aktivizoni njoftimet për përditësime të rëndësishme

Aktivizoni lejen e vendndodhjes – do të përdoret vetëm në ditën e ndeshjes, për arsye të menaxhimit të turmës dhe sigurisë.

Kini parasysh që aplikacioni UEFA EURO 2024 është ndryshe nga aplikacioni UEFA MOBILE Tickets.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share