UEFA gjatë ditës së sotme, ka prezantuar topin e ri të Ligës së Kampionëve që do përdoret nga rundi i 1/8-tave deri në finalen e madhe të 1 qershorit që do luhet në Wembley.
Topi do quhet UCL Pro Ball London, i cili do jetë në ngjyrë të portokalltë dhe të verdhë ku do përfshijë dhe simbole të lidhura me futbollin anglez siç është luani, shkruan IndeksOnline.
Topi do prezantohet për herë të parë në ndeshjet e së nesërmes ku Real Madridi do luajë si mysafir ndaj RB Leipzig, dhe Kopenhaga që do jetë nikoqir i kampionëve aktual të Europës, Manchester Cityt./IndeksOnline/