“Po bënin gara”: I riu gjilanas u vetaksidentua për vdekje, ndalohen tre të dyshuar që nuk e ndihmuan

Prokuroria Themelore në Gjilan e ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve ndaj tre personave për rrezikim të trafikut publik dhe mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit F.A. dhe B.A, më 25 janar 2024, rreth orës 00:50 minuta, me automjetet e tyre, së bashku me tani të ndjerin L.R., gjatë drejtimit të automjeteve kanë zhvilluar gara, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan, ku edhe i ndjeri L.R., ka pësuar vetaksident dhe ka humbur jetën, raporton Klan Kosova.

“Po ashtu, dyshohet se pas vetaksidentit, të dyshuarit – vozitësit F.A. dhe B.A., si dhe i dyshuari – pasagjeri L.M., , nuk i kanë dhënë ndihmë tani të ndjerit L.R., duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share