UEFA po përgatit sanksione për 10 klube që shkelën rregullat e FFP

Në listë janë edhe Barca, Juve, PSG, Inter e Roma në listë

Sipas raportimeve të Martyn Ziegle, UEFA është përgatitur të njoftojë 10 skuadra me dënimet e tyre.

Gjithçka lidhet me shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar, dhe faturohen për sezonin 2020/21.

Skuadra si Barcelona, Paris Saint-Germain, Juventus, Inter dhe Roma janë skuadrat që do ta pësojnë nga këto dënime.

Barca është aktualisht një nga klubet më të kritikuara për situatën ekonomike dhe trajtimin në raport me lojtarët.

Borxhe të shumta nuk e ndaluan skuadrën katalane që të transferonin emra si Raphinha, Lewandowski, Kounde, Kessie e Christensen.

Mbetet të shihet se çfarë dënimi kanë në mendje shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share