UEFA miraton kursin e përgatitjes atletike në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë miratimin e UEFA-s për të organizuar kursin e përgatitjes atletike UEFA B. Ky kurs do të mundësojë për trajnerët të marrin licencën e UEFA-s dhe të punojnë në kampionatet elitare.

Kursi, i udhëhequr nga sektori i përgatitjes atletike në Departamentin Teknik të FSHF-së, fillon më datë 19 gusht 2024. Përfaqësuesi i Sektorit të Përgatitjes Atletike, Iris Selimi, sqaroi se kursantët duhet të plotësojnë kritere të caktuara për të marrë pjesë.

Kursi është intensiv dhe zgjat katër muaj. Përqendrohet në aspektet fizike dhe atletike, si dhe në njohuritë tekniko-taktike të futbollit. Programi përfshin 50% orë praktike dhe 50% orë teorike. Përgatitësi atletik i licensuar nga FSHF-ja mund të konvertojë licencën e tij në UEFA B.

Gjithashtu, programi i kursit do të fokusohet edhe te futbolli i vajzave dhe i të rinjve, duke investuar në të ardhmen e ekipit shqiptar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share