Finalja e Ligës së Kampionëve mund të mos zhvillohet në Stamboll.
Këtë vit është paraparë që Stambolli të jetë nikoqir i finales më të madhe në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve.
Por, një gjë e tillë mund të mos ndodhë, kjo pasi UEFA ‘i frikësohet’ zgjedhjeve në Turqi.
Sipas raportimeve të fundit, UEFA bëri një qasje jozyrtare ndaj Federatës Portugeze për transferimin e finales së në Lisbonë nëse ka trazira në Stamboll pas zgjedhjeve presidenciale turke.
Vlen të përmendet që nëse ndodhë një gjë e tillë, do ishte hera e tretë që do zhvendosje finalja e Ligës së Kampionëve nga qyteti i Stambollit.
Kujtojmë që finalja zhvillohet më 10 qershor dhe do jetë në mes çifteve Real Madrid – Man City dhe Milan – Inter./Lajmi.net/