UEFA: Hidhet shorti për Kampionatin Evropian Gjermani 2024

RMV-ja NË GRUPIN “C”, SHQIPËRIA NË GRUPIN “E”, KOSOVA NË GRUPIN “I”

Në Frankfurtë të Gjermanisë në praninë e përfaqësuesëve të 53 ekipe kombëtare të futbollit u hodhë shorti për kualifikimet e Kampionatit Europian Gjermani 2024 që do të mbahet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024.

Maqedonia e Veriut do të bëjë gara në kuadër të grupit “C” përballë Italisë, Anglisë, Ukrainës dhe Maltës ,një grup me 5 reprezentacione por me peshë mjaft domethënëse, pasi do të ndeshet me kampionin aktual të Evropës, Italinë dhe finalistin Anglinë . Shqipëria në këtë cikël eliminator do të garojë në grupin “E”,që përbëhet nga 5 ekipe kombëtare ,ndërsa kuq e zinjtë do të sprovojnë forcat me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Sipas shortit të hedhur, fati deshti që Kosova të gjendet në grup me 6 ekipe kombëtare dhe në kuadër të grupit “I” do të ballafqohet me Zvicrën , Izraelin , Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën. Vlen për të theksuar se Gjermani është kualifikuar direkt si nikoqire e evenimentit, ndërsa Rusia është përjashtuar nga aktiviteti për shkak të luftimeve në Ukrainë. Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars të vitit 2023 dhe do të përfundojnë në nëntor 2023.

GRUPET

GRUPI A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia,

GRUPI B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia,

GRUPI C: Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia Veriore,

GRUPI D: Kroacia, Uellsi, Armenia, Turqia,

GRUPI E: Polonia, Çekia, Shqipëria, Ishujt Faroe,

GRUPI F: Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhani,

GRUPI G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria,

GRUPI H Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Luksemburgu,

GRUPI I: Zvicra, Izraeli, Rumania, Kosova,

GRUPI J: Portugalia, Bosnja e Hercegovina, Islanda.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share