UEFA e përjashton për një sezon nga Europa/ Juventus ‘fiton’ ekonomikisht dhe humbet sportivisht

Përjashtimi i Juventusit nga Kupat e Europës sjell ndryshime të rëndësishme në planet e torinezëve. Bardhezinjtë do synojnë për të grumbulluar fonde të mjaftueshme për të përballuar sezonin e ri dhe merkato në dalje duket se është ajo e duhura.

Shumë futbollistë pritet të largohen nga klubi kjo pasi vitrina Europiane do t’i mungojë. Juventus do gjejë vështirësi edhe për të bindur lojtarët për të firmosur me ta, kjo e ndikuar edhe nga shifrat e frikshme që klubet Arabe po japin në këtë moment.

Fatura financiare e gjobës prej 10 milionë Euro, e cila mund të rritet në 20, godet jo pak arkat e klubit që tashmë mbetet pa Kupat e Europës pas shumë vitesh.

Në fakt, në Torino ishin gati të hiqnin dorë nga Europa, një vendim që e kanë pranuar me qetësi duke qenë se nga pikëpamja ekonomike nuk është një humbje serioze. Ndërsa nga ajo sportive, skuadra e Allegrit do të përqëndrohet kështu në kampionatin dhe Kupën e Italisë, duke u përpjekur të ndërpresë një seri dyvjeçare pa trofe.

Juventusi, i cili u kualifikua në raundin e playoff-it të Ligës së Konferencës pasi përfundoi në vendin e shtatë në Serie A sezonin e kaluar nuk e kanë apeluar vendimin.

Juventus akuzohet për rritje artificiale të tarifave të transfertave për lojtarë relativisht të panjohur kur bënin shkëmbime me klube të tjera, duke bërë që të dukej sikur po lëviznin nëpër asete më të mëdha se në realitet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share