UEFA e ashpër pas Kupave të Europës

Bayern Munich gjobë e ndeshje pa tifozë pas trazirave te Lazio

Trazirat e tifozëve në ‘Olimpico’ i kushtojnë jo pak Bayern Munich. UEFA ka vendosur të ndëshkojë ashpër klubin gjerman për shkak të hedhjes së sendeve dhe mjeteve piroteknike në duelin e vajtjes ndaj Lazios, e vlefshme për raundin e 1/16-ave të Champions League.

Klubi bavarez nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj ultras në takimin e radhës në transfertë në kompeticionet Europiane. Gjithashtu, Bayern do të duhet të paguajë një gjobë rreth 51 mijë euro për të shlyer dëmet e shkaktuara prej ultrasve.

Kjo nuk ishte hera e parë që tifozët gjerman shkaktuan trazira në stadiumet Europiane, pasi një episod i ngjashëm ndodhi edhe pas ndeshjes Kopenhagen-Bayern Munich. Dënim që nëse gjermanët kualifikohen përballë Lazios, do detyrohen ta luajnë transfertën e raundit çerekfinal pa tifozë.

UEFA ka gjobitur me 157 mijë euro Marsejën, pasi përdoren tymuese dhe lëshuan fishekzjarre në fushë kundër Shaktarit. Edhe Slaven Bratislava u ndëshkua pas ndeshjes kundër Sturm Grac, për vandalizëm dhe hedhje të mjeteve piroteknike. Sllovakët u gjobitën me rreth 24 mijë euro, si edhe një ndeshje në transfertë pa tifozë në Kupat e Europës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share