Udhëheqësi i Jamaa Islamiya u vra në sulmin izraelit në Liban

Një udhëheqës i grupit islamik libanez Jamaa Islamiya, një aleat i Hamasit, u vra të shtunën në një sulm izraelit në rajonin perëndimor Bekaa, sipas një burimi libanez të sigurisë. Ayman Ghotmeh, udhëheqësi i Forcave al-Fajr të Xhamaa Islamiya, u vra në Khiara, 10 kilometra nga kufiri me Sirinë. Forcat Fajr, krahu i armatosur i Jamaa Islamiya, u krijua në vitin 1982 për të luftuar pushtimin izraelit të Libanit.

Që kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas më 7 tetor, lëvizja e fuqishme Hezbollah e Libanit dhe grupe të tjera aleate me militantët palestinezë kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë me Izraelin përtej kufirit jugor. Ushtria izraelite tha se një avion kreu një “sulm të saktë në zonën Beqaa në Liban për të eliminuar terroristin” Ayman Ghotmeh, i cili sipas tyre furnizoi me armë Hamasin dhe Jamaa Islamiya në Liban. Ai ishte në shënjestër për “përfshirjen e tij në promovimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve terroriste kundër Izraelit”, thuhet në deklaratën izraelite.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share