Uashington: RMV-ja partner strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-ve

“NËNSHKRUHET MEMORANDUM MIRËKUPTIMI PËR LUFTËN KUNDËR DEZINFORMATAVE”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në Uashington kanë takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken. Marrëdhëniet dypalëshe si dhe situata në rajon kanë qenë në fokus të bisedës, njofton KlanM.

SHBA-të dhe RMV-ja në vazhdimësi kultivojnë dialog produktiv politik kurse Shkupi mbetet një partner stabil strategjik dhe aleat I dëshmuar i SHBA-ve, është thënë gjatë takimit në Uashington midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, I cili në këtë takim ka qenë I shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Sekretari Blinken, sic percjell KlanM komunikatën nga Qeveria, ka potencuar SHBA-të çmojnë kontributin e Maqedonisë së Veriut si aleat i NATO-s dhe do të vazhdojnë ta mbështesin në hapat e mëtejshme.

“Blinken ka transmetuar mbështetjen e fuqishme shumëvjeçare të Presidentit Bajden për rajonin dhe në veçanti për RMV-në, me shpresë se vendi do t`i shfrytëzojë mundësitë, kurse në këtë rrugë, Sekretari Shtetëror ka potencuar se SHBA-të fuqishëm qëndrojnë me RMV-në” – thonë nga Qeveria.

Kryeministri Kovaçevski, gjatë takimit, sic percjell KlanM, ka theksuar se reformat për sundimin e së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten prioritetet kryesore.

“Çmojmë lart mbështetjen amerikane për zhvillimin e strategjive kundër korrupsionit për çdo vend të Ballkanit Perëndimor, por edhe për RMV-në, si mbështetje të strategjive kombëtare antikorruptive që tashmë janë krijuar në shumë fusha” – thonë nga Qeveria e RMV-së.

Gjatë takimit me Xhejms Rubin, përfaqësuesin e posaçëm dhe koordinatorin e Qendrës për angazhim global të Departamentit Amerikan të Shtetit, sic percjell KlanM, është nënshkruar Memorandumi SHBA – Maqedoni e Veriut për krijimin e partneritetit strategjik për luftë kundër dezinformatave, me çka dy vendeve do t`u mundësojë bashkëpunim intensiv për të kundërshtuar manipulimet me informacionet dhe luftën me dezinformatat. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share