Juventus ka shkarkuar Massimiliano Allegri nga pozita e trajnerit.
Kjo është e bërë e ditur me anë të një komunikate zyrtare nga klubi i Juventusit.
Sipas saj, shkarkimi i Allegrit vjen pas sjelljeve që ai pati në finalen e fituar ndaj Atalantas në Kupën e Italisë.
“Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilat klubi i cilësoi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të adoptojnë ata që e përfaqësojnë atë”, thuhet në njoftim.
Juventusi i ka uruar sukses Allegrit në aventurën e re. Ndërkohë, në periudhën e dytë në klub ai fitoi Kupën e Italisë të mërkurën në mbrëmje ndaj Atalantas.
Përndryshe, si favorit për të marrë pozitën e trajnerit të Juventusit është përfolur Thiago Motta.