U zhduk në Pendën e Likovës, zhytësit nga njësiti “Tigrat” në terren – kërkohet 30-vjeçari nga Nikushtaku

Tre ekipe të zhytjes nga Njësiti “Tigrat” janë duke kërkuar në ujërat e liqenit të Likovës, në vendin ku është zhdukur një burrë 30-vjeçar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Siç informojnë nga QMK, bëhet fjalë për një burrë 30-vjeçar i cili u zhduk dje në digën e Gllaznjës, të rajonit të Likovës.

Personi i cili informohet se është nga fshati Nikushtak ka hyrë dje në liqen nga diga e Gllazhnjës dhe që atëherë nuk ka dalë më.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rasti dje është raportuar në SPB-në e Kumanovës, ndërsa është thirrur edhe ekipi i zhytjes nga MPB-ja.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share