U zgjodhën zëvendësministrat e rinj

Në vazhdimin e padites së sotme të seancës 104, Kuvendi zgjodhi Tiron Jajagën zëvendësministër të Mbrojtjes, Viktorija Avramovska Madiq për zëvendësministre të Drejtësisë, Vjollca Berisha për zëvendësministre në Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra, Maja Manolevën si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Agim Nuhiu zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Me këtë është ezauruar rendi i ditës i seancës së 104-të për rindërtimin e Qeverisë, e cila ka filluar tre javë më parë.

Ministrat e rinj në Qeverinë e Kovaçevskit, Krenar Lloga për Drejtësi, Fatmir Mexhiti për Shëndetësi, Azir Aliu për Shoqëri Informative dhe Administratë dhe Kaja Shukova për Ambient dhe Planifikim Hapësinor janë zgjedhur të hënën para mesnatës, përcjell Klan Macedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share