U votua ndryshimi i ligjit, kamatat nuk mund të jenë më të larta se borxhi

SHKURTOHET AFATI PËR VJETËRSIM NGA 10 NË 5 VJET

Deputetet e shumicës parlamentare në pasditen e djeshme kanë miratuar ndyshimet ligjore me të cilat kamatat nuk do të jenë më të larta se borxhi.

Me këtë ndryshim të ligjit për mardhënje obligative dhe ligjit për mirmbajtje, kamata ndëshkuese nuk do të mund të jetë më e lartë se borxhi, gjegjësishtë do të shkurtohet edhe afati për vjetërsim nga 10 në 5 vjet nga vendimi i plotfuqishem.

Në këtë mënyrë do të zvoglohen shpenzimet e përgjithëshme për kredi të shpejta të cilat nuk do të jenë më të larta se  60 përqind nga kredia, ku gjithashtu jepet edhe fund praktikës ku qytetarët për 10.000 denarë kanë kthyer 70.000 denarë.

Ndyshimet i ka kërkuar Avokati i Popullit gjatë viteve të fundit ndërsa në kuvend i dorzoi deputeti i LSDM, Jovan Mitreski. Po ashtu janë miratuar ndyshimet në ligjin për sigurime shëndetësore që parashikojnë përjashtimin nga preceptimi për personat me aftësi të kufizuara mbi 26 vjeç, kërkes e cila ka qenë e kahershme e kësaj kategorie të qytetarëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share