“U trembën nga ‘boom’-i i Lëvizjes Besa” – Gashi rrëfen se a i ka mbetur “peng” ish partia e tij!

I pyetur për ndarjen nga Lëvizja Besa dhe nëse i ka ngelur ndonjë peng për këtë subjekt, për të cilin ka dhënë mund dhe kontribut në themelim, Afrim Gashi në Klan Debat, deklaroi se e kaluara nuk mund të ndryshohet. Se si kanë rrejdhur ngjarjet dhe se kush ka pasur të drejtë, sipas tij, duhet të jetë objekt diskutimi e studimi në të ardhmen nga politikologët, por për një gjë shprehet i sigurt. Në përçarje, siç thotë Gashi, kanë ndikuar forca jashtë subjektit politik. Kjo ka ndodhur nga rezultati i Lëvizjes Besa në zgjedhje, që atëkohë fitoi rreth 60 mijë vota, ndërsa BDI-ja e Ahmetit kishte rënë në rreth 86 mijë vota.

“Shumë u friguan nga ‘boom’-i i Lëvizjes Besa”, tha Gashi, duke shtuar se BDI-së do t’i bëjë mirë shkuarja në opozitë, sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share