“U takuan në funeralin e djalit të saj”, dashuria e rrallë e të riut me 80-vjeçaren

Ishte adoleshent kur u martua me nënën e shokut të tij. Është kjo historia e Gary Hardwick tashmë 26 vjeç dhe gruas së tij Almeda 80 vjeç. Dyshja, me diferencë moshe 54 vite u takuan me njëri-tjetrin në funeralin e djalit të Almedës.

Ata kanë një llogari të përbashkët në ‘OnlyFans’ dhe në çdo postim të tyrin ‘vërshojnë’ një sërë komentesh negative. Ajo që tërhoqi vëmendjen së fundmi, ishte urimi i të riut për ‘mbretëreshën e tij’.

Jam burri më me fat në botë që zgjohem pranë saj çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen gruaja më e mrekullueshme. Ke një zemër të artë dhe meriton botën. Do të bëj çdo gjë për lumturinë tënde, deri në frymën e fundit. Je dashuria e jetës time Babydoll”, thotë Gary në mesazhin e tij për Almedën që sapo ka mbushur 80 vjeç.

Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 9 vite më parë dhe të dy e kujtojnë si një ditë të jashtëzakonshme.

Kemi një lidhje shumë të thellë, ajo është e zjarrtë”, shton Gary.

Familja e Almedës nuk e ka pranuar këtë lidhje. Djali i saj dhe dy nga 6 nipërit nuk i flasin, kjo për shkak të moshës së tij./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share