U shënua 30 vjetori i themelimit të ARM-së

PENDAROVSKI: ARM-JA ISHTE SHTYTËSI KRYESOR PËR ANËTARËSIM NË NATO

Nëpërmjet në ceremonie solemne dhe nderimin me Urdhrin për Merita Ushtarake për ministrin e parë të Mbrojtjes Trajan Gotçevski, Bazën Logjistike të Armatës dhe Organizatën e Oficerëve Rezervë nga ana e presidentit të shteti, sot u shënua përvjetori i 30-të i themelimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut. Duke kujtuar kontributin që ka dhënë Armata në sfidat kyçe të shtetit, që nga themelimi i saj, presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i Armatës, Stevo Pendarovski tha se, ARM-ja ishte gjithashtu shtytësi kryesor për anëtarësimin tonë në NATO. Sipas tij, që nga fillimet e para, shteti dizajnoi mbrojtjen e e vendit me synim dhe qëllim të qartë – një ditë ajo të jetë tërësisht e integruar në sistemin euroatlantik të sigurisë, raporton Klan M.

“Prej atëherë, kemi kaluar në disa periudha të bllokadave joprincipiele të jashtme dhe prioritete të gabuara të brendshme që ngadalësuan ecjen tonë drejt sistemeve kolektive të sigurisë, armata vazhdimisht reformohej dhe ndihmoi që të mos devijojmë nga qëllimi ynë strategjik. Si shtet, kemi arritur suksesin tonë më të madh deri më tani në politikën e jashtme, në masë të madhe falë armatës dhe burrave dhe grave të saj të guximshëm në uniforma” – deklaroi Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska në fjalimin e saj të mbajtur në ceremoninë qendrore tha se, modernizimi, zhvillimi i kapacitetit njerëzor dhe material, qëndrueshmëria, menaxhimi i mirë dhe rregullimi preciz, mbesin qëllim imperativ për mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit.“Është obligimi ynë që të mbetemi partner i përhershëm dhe kredibil i NATO-s. Por, mbi të gjitha dhe para së gjithash me llogaridhënie të plotë para qytetarëve, që të arsyetojmë besueshmërinë më të lartë që e kemi nga ata si armatë, sepse në të nuk ka vend për partizim dhe interesa të ngushta të individëve, grupeve dhe cilës do parti politike. Në armatë, të gjithë janë nën flamurin e njëjtë” – deklaroi Slavjanka petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Armata e Maqedonisë së Veriut u themelua në vitin 1992, pas dislokimit të Ushtrisë Popullore Jugosllave nga Maqedonia. Nga viti 2020, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, sistemit më të madh kolektiv mbrojtës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share