Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka arsyetuar Rezin, pasi ky i fundit e preku pa dëshirën e saj në të pasme.
Në një bisedë me modelen Sara Kolami, ajo tha se aktori eskaloi dhe se nuk dinte më se ç’po bënte.
Sara nga ana tjetër reagoi ashpër duke shtuar se është i rritur dhe se secili e di se çfarë bën.
Pjesë nga biseda e tyre në oborr:
Xheneta: Rezi nuk ka qenë i vetëdijshëm më çfarë ka qenë duke bërë.
Sara: Ore ka qenë i vetëdijshëm se jemi njerëz të rritur.
Xheneta: Nuk ka qenë. Izolimi dhe dashuria ndaj Drenushës, ai eskaloi. Ai ka eskaluar se Drenusha ia pat larguar, gjithë kohën vinte te unë. Se ka ditur më, humbi prej kontrollit.
Xheneta: Nuk e arsyetoj gjestin e tij, ai ka bërë gjest që duhet të dënohet. Gjesti i tij nuk është normal. Ai njeri më ka eskaluar, vetëm ka rënë poshtë. I ka thënë shumë fjalë të rënda. Me gjestin tim ishte kapaku që doli. Nuk arsyetohet. Nuk ia kam falë, as brenda as jashtë.