U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore

Është mbajtur sot në tetovë mbledhja e parë konstituive e Këshillit Drejtues dhe atij Mbikqyrës të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.

“Në këtë takim u diskutua për çështjet operative të cilat ishin në rendin e ditës, duke filluar nga: Rregullorja e punës së anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe atij Mbikëqyrës, Vizioni i punës së OEMVP-së gjatë mandatit katër vjeçar të kryetarit Z. Mendi Qyra si dhe u prezantua përmbledhja e aktiviteteve të shumta që janë realizuar gjatë viteve të kaluara, raporti për eventin TOP100 dhe pika tjera të ndryshme”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.

Nga Oda Ekonomike е Мaqedonisë Veri-Perëndmore thonë se gjithmonë do të përkrahin bizneset, pa marrë parasysh sferën e tyre, ndërsa zotohohen se do të punojnë vazhdimisht që të bëhen organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share